Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Francë, arrestohen tre të dyshuar për sulmet në Paris

Policia franceze ka arrestuar të paktën tre persona në kuadër të operacioneve të kryera në disa qytete franceze.

Francë, arrestohen tre të dyshuar për sulmet në Paris

Policia franceze ka arrestuar të paktën tre persona në kuadër të operacioneve të kryera në disa qytete franceze me qëllim të ndriçimit të sulmeve terroriste të kryera të premten në Paris.

Televizioni BFM raportoi se operacionet e përmendura u ndërmorën gjatë natës së fundit në rrethin e Bobigny në periferinë verilindore të Parisit, në qytetin Jeumont në veri të Francës si dhe në qytetet jugore Grenoble dhe Tuluzë.

Tre persona u arrestuan në Tuluzë, ndërsa në operacionet në Grenoble, policia konfiskoi një sasi të madhe të armëve. Operacioni është kryer në Tuluzë në lagjen në të cilën jeton Muhamed Merah, një anëtar i organizatës terroriste të Al-Kaedës, i cili është i akuzuar për vrasjen e shtatë njerëzve në një sulm në vitin 2012.

Policia në Paris tha se në periferi të qytetit në rrethin e Bobigny ka kryer një seri bastisjesh në bazë të burimeve të inteligjencës dhe se operacionet e tilla mund të vazhdojnë edhe në orët e ardhshme.

Në një sërë sulmesh terroriste mbrëmjen e së premtes në Paris u vranë 132 dhe u plagosën 349 persona. Në sulmet në gjashtë lokacione në qendër të Parisit, mbetën të vrarë edhe shtatë sulmues. Përgjegjësinë për sulmet e mori përsipër organizata terroriste DAESH.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme