Identifikohen 103 nga 129 viktimat e sulmeve në Paris

Në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe tri ditë zie pas sulmeve terroriste në Paris.

366219
Identifikohen 103 nga 129 viktimat e sulmeve në Paris

Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se ekipet kompetente kanë identifikuar 103 nga gjithsej 129 njerëz të vrarë në sulmin terrorist që ndodhi të premten në mbrëmje në Paris.

Kreu i qeverisë franceze sot vizitoi qendrën "Militaire Ecole", në të cilën të mbijetuarve të sulmit terrorist u ofroi ndihmë psikologjike. Valls, me këtë rast tha se Franca duhet të jetë unike në këto kohë të vështira.

"Në sulme u vranë 129 persona, nga të cilët deri më tani janë identifikuar 103. Në rrjedhë është procedura për identifikimin e viktimave të mbetura", tha Valls.

Paralelisht, institucioni kompetent francez do të kontrollojë rrjetet sociale përmes të cilave të afërmit kanë publikuar fotografi dhe informacione të personave me të cilët pas sulmit nuk kanë mundur të vendosin kontakt.

Në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe tri ditë zie pas sulmeve terroriste në Paris që vranë 129 persona, ndërsa 352 të tjerë plagosën. Përgjegjësinë për sulmet që ndodhën në disa lokacione të Parisit e mori përsipër organizata terroriste DAESH.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme