Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Bota vishet me ngjyrat e flamurit francez

Minuta heshtjeje në qytetet evropiane, tufa me lule, qirinj, ndërtesa të ndriçuara me ngjyrat e flamurit francez.

Bota vishet me ngjyrat e flamurit francez

Shfaqjet e solidaritetit kanë qenë të shumta pas atentateve në Paris, dënuar nga drejtues politikë, artistë dhe sportistë nga mbarë bota.

I vetmi zë kontradiktor pas këtyre sulmeve të pazakonta që kanë shkaktuar 129 të vdekur dhe 352 të plagosur, marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik, presidenti sirian Bachar al-Assad theksoi se Franca kishte kontribuar për përhapjen e terrorizmit duke ndërhyrë në konfliktin sirian.

Nga Londra në Rio duke kaluar në Sidnei, monumente të shumta u veshën me ngjyrat e flamurit francez në kujtim të viktimave të atentateve të kryera dje në mbrëmje në Paris.

Blu, e Bardhë e Kuqe. Tre ngjyrat, të cilat që prej ditës së premte ndriçuan monumentet më të njohura të planetit. Një homazh simbolik i bërë për viktimat e atentateve në Paris.

Në një prej shesheve kryesore të Firences, një imazh gjigant i David de Michel-Ange mbante një pëlhurë të zezë në krah dhe një flamur francez në këmbët e tij. Lojtarët e futbollit të ekipit toskan të Livornos hynë në fushë me një flamur tringjyrësh duke kënduar himnin francez, ashtu si ishte parashikuar për të gjitha ndeshjet këtë fundjavë në Itali.

Antena e kullës World Trade Center në Nju Jork u ndriçua dje në mbrëmje me ngjyrat e flamurit francez, në solidaritet me Francën pas atentateve të përgjakshme në Paris

Pas antenës së kullës World Trade Center në Nju Jork, ngritur në vendin e 11 shtatorit dhe kulla gjigante CN në Toronto, Opera emblematike e Sidneit u ndriçuan me ngjyrat e flamurit francez, ashtu si Porta e Brandemburgut në Berlin.

Në Londër, shatërvanët e Trafalgar Square u ndriçuan me ngjyrat blu, e bardhë dhe e kuqe dhe flamurin francez projektuar në fasadën e muzeut prestigjioz të Galerisë Kombëtare.

Një shitëse lulesh në Oslo ka shpërndarë dhjetëra trëndafila për kalimtarët, që ata t’i vendosnin para ambasadës së Francës. Dhe në Kiev, presidenti Petro Porochenko dhe ministrat shkuan në këmbë në ambasadën franceze me lule në duar.

Në Madrid, qindra persona kanë mbajtur një minutë heshtje, para se kryetarja e Bashkisë dhe turma të këndonin himnin francez. Lule dhe qirinj u vendosën para konsullatës së Francës që ndodhet në rrugën kryesore të këmbësorëve në Stamboll.

– “Ne vajtojmë me ju” –

Drejtuesit evropianë siguruan Francën se do të luftonin terrorizmin përkrah saj.

“Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për popullin francez. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar”, deklaroi kryeministri britanik David Cameron. Dhe mbretëresha Elizabeth II u shpreh shumë e tronditur dhe e trishtuar.

“Ne vajtojmë me ju”, theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel për francezët, të cilëve iu premtoi se do të luftonin së bashku kundër terroristëve.

“Ashtu si të gjithë italianët, sot di, që terroristët nuk do të na mundin”, konfirmoi kryeministri italian, Matteo Renzi ndërkohë që homologu spanjoll Mariano Rajoy theksoi “Sot ne jemi të gjithë si Franca”.

Presidenti amerikan, Barack Obama reagoi dje në mbrëmje duke theksuar se “këto atentate nuk janë vetëm një sulm kundër Parisit, por kundër gjithë njerëzimit dhe vlerave tona universale”. Ai citoi në frëngjisht, moton “Liri, Barazi, Vëllazëri”.

Në Vjenë ku mori pjesë në një takim ndërkombëtar për Sirinë, ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov theksoi se atentatet justifikojnë intensifikimin e luftës kundër grupit të Shtetit Islamik.

Disa vende të Afrikës, disa prej të cilave të goditura edhe vetë nga ekstremizmi islamik, shprehën solidaritetin e tyre, presidenti nigerian Muhammadu Buhari duke dënuar atentatet barbare dhe homologu i Malit, Ibrahim Boubacar Keita mbajti një minutë heshtje.

President iranian, Hassan Rohani shtyu një udhëtim të parashikuar në Evropë duke i cilësuar këto atentate si krime kundër njerëzimit.

Në vizitë në Paris, presidenti tunizian, Beji Caïd Essebsi, vendi i të cilit është goditur së fundi nga atentate të shumta, dënoi këto sulme barbare.

Imami i xhamisë, Al-Azhar, institucioni më i lartë i islamit sunit, Ahmed Al-Tayeb, i kërkoi mbarë botës të bashkohet për t’i bërë ballë ktij terrorizmi mostruoz.

Autoriteti i lartë fetar në Arabinë Saudite i gjykoi në kundërshtim me islamin atentatet e përgjakshme në Paris.

Papa Françesku, i tronditur, i dënoi këto atentate çnjerëzore.

– Lutu për Parisin –

Njerëz të famshëm të sportit dhe spektaklit janë shprehur në rrjetet sociale duke shpërndarë moton “PrayForParis” (“Lutu për Parisin”).

“Zemra më është thyer për Parisin”, ka shkruar një mesazh në rrjetin social Twitter aktori Arnold Schwarzenegger.

“Lutem për Parisin”, shkruan në frëngjisht, aktorja amerikane Eva Longoria.

“Mendimet dhe lutjet e mia për të gjithë”, shkruan Justin Bieber, në një mesazh në rrjetin social Twitter.

“Ne jemi të gjithë të bashkuar. Lutuni për paqen. Në Paris dhe në mbarë botën”, shprehet Madonna.

“I tronditur, i trishtuar dhe i nervozuar, ne jemi të gjithë parisianë sot”, reagoi muzikanti britanik Gabriel.

Grupi irlandez i rokut U2 u shpreh i trishtuar dhe anuloi dy koncerte të parashikuara këtë fundjavë në sallën më të madhe të Parisit.
Michel Platini, president i UEFA-s, u shpreh i tronditur.

“E gjithë dashuria dhe mbështetja ime për Francën dhe parisianët”, shkruan kampioni spanjoll i tenisit Rafael Nadal.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme