Steinmeier kërkon zbardhjen e përgjimit të Fabiusit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier, kërkoi që të zbardhet menjëherë çështja e përgjimit të Fabiusit, pas pretendimeve në media se shërbimet gjermane kishin përgjuar homologun francez.

Steinmeier kërkon zbardhjen e përgjimit të Fabiusit

“Duhet zbardhur sa më shpjet ajo që realisht ka ndodhur. Është ajo që presim nga BND-ja (shërbimet sekrete gjermane të jashtme)”, tha Steinmeier në prani të Laurent Fabius gjatë një vizite në Paris.

“Franca dhe politikanët francezë nuk duhet të jenë pjesë e këtij profili të shërbimeve sekrete gjermane”, theksoi shefi gjerman i diplomacisë.

“Besimi mes Gjermanisë dhe Frances, dhe në veçanti mes dy ministrave të Punëve të Jashtëm është shumë i madh. Por sigurisht që ka tensione kur shfaqen informacione të tilla”, vazhdoi ministri gjerman.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme