Ruhani dënon atentatet e Parisit, shtyn vizitën në Evro

Presidenti iranian, Hasan Ruhani dënoi atentatet në Francë duke i konsideruar krime kundër njerëzimit, ndërkohë që njoftoi edhe shtyrjen e vizitës historike në Evropë.

416868
Ruhani dënon atentatet e Parisit, shtyn vizitën në Evro

“Në emër të popullit iranian, që ka qenë dhe vetë viktimë e terrorizmit, dënoj me forcë këtë krim kundër njerëzimit dhe shpreh ngushëllimet për popullin francez dhe qeverinë e tij”, shkruan Ruhani, sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA.

Pak më vonë, ministri i Jashtëm iranian, Mohamad Javad Zarif njoftoi në televizionin shtetëror se Ruhani kishte shtyrë vizitën e tij në Itali, Vatikan dhe Francë.

Presidenti iranian, Hasan Ruhani do të niste sot një vizitë zyrtare në Itali dhe në Francë, e para prej 16 vitesh, që dëshmon për një përmirësim të marrëdhënieve që prej marrëveshjes bërthamore të muajit korrik.

Vizita e fundit e një udhëheqësi të shtetit iranian në Evropë daton në vitin 1999.

Reformatori Mohamad Khatami kishte zhvilluar në muajin mars një vizitë zyrtare në Romë më pas në Paris. Ai ishte në atë periudhë presidenti i parë në vizitë në Evropë që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme