Kryebashkiaku i Londrës ndërpret vizitën për shkak të gafave

Detyrimi i BE-së lidhur me përdorimin e etiketave që tregojnë origjinën e prodhimeve të importuara nga vendbanimet çifute, ka ndikuar edhe në vizitat e kryebashkiakut të Londrës në Izrael dhe Palestinë.

Kryebashkiaku i Londrës ndërpret vizitën për shkak të gafave

Boris Johnson, emri i të cilit lakohet si lideri i ardhshëm i Partisë së Konservatorëve pas David Cameron, gafave që ka bërë gjatë vizitës në Izrael, u ka shtuar edhe një të re.

Johnson, i cili njëherësh është edhe nipi i Ali Kemalit, ministri i fundit i Punëve të Brendshme të Shtetit Osman, në një prononcim për gazetarët ka kritikuar vendimin e Bashkimit Evropian për përdorimin e etiketave.

Por kur Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit e publikoi në faqen e saj të internetit deklaratën e Johnson-it, nuk vonoi reagimi i palestinezëve.

Kryetari i Bashkisë së Londrës kishte në plan që pas kontakteve në Izrael të kalonte në Bregun Perëndimor dhe të realizonte takime me autoritetet dhe OJQ-të palestineze. Vetëm ai u prit në takim vetëm nga Kryeministri i Palestinës, Rami Hamdullah.

I shqetësuar për zgjerimin e vazhdueshëm që Izraeli u bën vendbanimeve çifute, Bashkimi Evropian kishte marrë vendim për të ngjitur mbi produktet e importuara nga këto vendbanime etiketën që ka të shkruar sipër vendin e origjinës dhe të prodhimit. Kurse Izraeli e bojkoton zbatimin e këtij vendimi dhe e komenton atë si antisemitizëm.

Gjatë vizitës në Japoni muajin e kaluar, kryebashkiaku londinez Boris Johnson, kishte demonstruar aftësitë e tij në Rugby duke shtrirë përtokë një 10-vjeçar.

Johnson kishte shkaktuar reagime edhe për shkak të deklaratave për studentet.

Kurse lojtarët e ekipeve të volejbollit të plazhit, Boris Johnson, i kishte krahasuar me kunadhen e ujit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme