Itali - Një president iranian pas 16 vitesh për vizitë në Evropë

Presidenti iranian, Hasan Ruhani, do të nisë të shtunën një vizitë zyrtare në Itali dhe në Francë, e para prej 16 vitesh, që dëshmon për një përmirësim të marrëdhënieve që prej marrëveshjes bërthamore të muajit korrik.

Itali - Një president iranian pas 16 vitesh për vizitë në Evropë

Vizita e fundit e një udhëheqësi të shtetit iranian në Evropë daton në vitin 1999.

Reformatori Mohamad Khatami kishte zhvilluar në muajin mars një vizitë zyrtare në Romë më pas në Paris. Ai ishte në atë periudhë presidenti i parë në vizitë në Evropë që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Vizita katërditore e Hasan Ruhanit, një fetar i moderuar i zgjedhur në vitin 2013, do të ketë në fokus çështjet gjeopolitike, natyrisht konfliktin sirian, marrëveshjet tregtare, por gjithashtu dhe çështjet në fushën e fesë, me një takim të parashikuar në Vatikan me Papa Franceskun.

Italia dhe Franca, para sanksioneve të vendosura ndaj Iranit në vitin 2006, ishin dy partneret kryesore ekonomike evropiane të Iranit dhe ato dëshirojnë ta rivendosin këtë pozicion, në vendin e pasur me rezerva nafte dhe gazi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme