Gjermani, tension brenda koalicionit në pushtet

Koalicioni në pushtet njohu një krizë tjetër, me reagimet e social-demokratëve për deklaratat e bëra një ditë më parë nga ministri konservator i Financave, Wolfgang Schäuble duke e krahasuar fluksin e refugjatëve me një ortek.

365628
Gjermani, tension brenda koalicionit në pushtet

“Njerëzit në situatë të vështirë nuk janë një katastrofë natyrore. Ne duhet të debatojmë qetësisht për refugjatët dhe të shmangim rritjen e tensionit”, theksoi ministri social-demokrat i Drejtësisë, Heiko Maas në rrjetin social “Twitter”.

Ministri i Ekonomisë, zëvendëskancelari dhe kreu i SPD-së Sigmar Gabriel refuzoi të komentonte krahasimin e krizës së imigrantëve me një ortek, të bërë një ditë më parë nga ministri i Financave, Wolfgang Schäuble. “Nuk do të zgjidhja një krahasim të tillë”, shtoi ai.

Dje në mbrëmje, krenar për reputacionin e tij, ministri gjerman i Financave bëri një metaforë duke e krahasuar fluksin aktual të refugjatëve në Gjermani, që po i afrohet shifrës një milionë azilkërkues në 2015, me një ortek.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme