Plani i Rusisë për të ardhmen e Sirisë ka pika të diskutueshme

Ndërkohë që në Siri vazhdon lufta civile, vëmendja e botës është drejtuar nga mbledhja e Vjenës që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Plani i Rusisë për të ardhmen e Sirisë ka pika të diskutueshme

Pak ditë përpara mbledhjes, në media u pasqyrua një propozim i përgatitur nga Rusia për zgjedhjen e krizës në Siri.

Opozita siriane deklaroi se nuk do ta pranojë këtë plan.

Konflikti në Siri vazhdon të shkaktojë vdekje në radhët e civilëve.

Forcat e Esadit thyen rrethimin dy-vjeçar të DAESH-it në bazës ajrore Kuvejres në Halep.

Kjo bazë ushtarake ka një rëndësi edhe strategjike por edhe logjistike për forcat e regjimit.

Shoqëria ndërkombëtare do të mblidhet përsëri në Vjenë ditën e shtunë për ti dhënë fund luftës civile në këtë vend.

Përpara mbledhjes, në media u pasqyrua një plan i Rusisë që është një aleate e rëndësishme e Esadit.

Në propozim parashikohet përgatitja e një kushtetute të re brenda 18 muajsh.

Kushtetuta që do të ruaj strukturën laike dhe unitare parashikohet të përgatitet nga një komision ku do të marrin pjesë grupet etnike dhe fetare.

Sipas propozimit, projekt kushtetuta që do të përgatitet nga ky komision do të ofrohet për referendum.

Më pas në vend do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Ky propozim nuk prek temën më të rëndësishme të kërkuar nga opozita, pra dorëheqjen e Esadit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme