Gjermani - Ndahet nga jeta ish-kancelari Helmut Schmidt
Ish-kancelari gjerman, Helmut Schmidt, gjendja shëndetësore e të cilit u përkeqësua mjaft gjatë javës së kaluar, vdiq të martën pasdite në moshën 96-vjeçare, njoftoi mjeku i tij.
414829
"Ish-drejtuesi socialdemokrat, kancelar gjatë viteve 1974-82, vdiq në shtëpinë e tij në Hamburg", saktësoi mjeku Heiner Greten.
Helmut Schmidt, së bashku me ish-presidentin francez, Valery Giscard d’Estaing, është konsideruar edhe si "babai" i Sistemit Monetar Evropian (EMS).