Egjipti i dorëzon Rusisë viktimat e avionit

Egjipti ka njoftuar se i ka dorëzuar Rusisë trupat e pajetë të 201 udhëtarëve të cilët humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit rus në gadishullin e Sinait.

Egjipti i dorëzon Rusisë viktimat e avionit

Egjipti ka njoftuar se i ka dorëzuar Rusisë trupat e pajetë të 201 udhëtarëve të cilët humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit rus në gadishullin e Sinait.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Institucionit të Mjekësisë Ligjore egjiptiane theksohet se Egjipti i ka dorëzuar Rusisë trupat e pajetë të 201 udhëtarëve të cilët humbën jetën dy javë më parë si pasojë e rrëzimit të avionit rus në gadishullin e Sinait.

Ndër të tjera theksohet se vazhdojnë ende kërkimet për 23 trupat e tjerë pasi shpërthimi i avionit në ajër ka bërë që pjesët e tij të shpërndahen në një mjedis të gjerë në shkretëtirën e Sinait. Gjithashtu theksohet se autoriteteve ruse iu janë dorëzuar edhe mostrat e ADN-së së viktimave.

Ndërsa në informacionet e marra nga burimet gjyqësore mësohet se prokuroria e Sinait jugorë në kuadër të hetimeve për aksidentin ajror ka përfunduar procedurat e marrjes së deklaratave ndaj të gjithë punonjësve dhe zyrtarëve të aeroportit Sharm el-Sheik.

Avioni Airbus-A 321 i kompanisë ajrore ruse me destinacion nga Sharm El-Sheik - Shën Petersburg u rrëzua ditën e shtunë më 31 tetor pas një kohe të shkurtër pasi ishte ngritur në fluturim. Si pasojë humbën jetën 217 udhëtarë, ku 17 prej tyre ishin fëmijë si dhe 7 persona të ekuipazhit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme