Avioni i Steinmeierit bën ulje të detyruar

Pas një defekti kompjuterik avioni qeveritar, në bordin e të cilit gjendej ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier u detyrua të ulej në aeroportin berlinez ”Tegel”.

Avioni i Steinmeierit bën ulje të detyruar

Avioni, tip Airbus A340, që mban emrin e Konrad Adenauerit, kancelarit të parë të pas Luftës II Botërore, është përfshirë shpesh në probleme teknike.

Steinmeier ishte nisur në Itali, ndërkohë që avioni bëri uljen e detyruar për arsye sigurie.

Për shkak se riparimi i tij ishte i pamundur, një avion i vogël ”charter” u nis drejt Italisë, ndërkohë që një pjesë e madhe e delegacionit që shoqëronte Steinmeierin mbeti në Berlin.

Steinmeier do të jetë i pranishëm në përurimin e një memoriali që përkujton masakrën naziste të vitit 1944 në Toskanë si edhe do të vizitojë një qendër migrantësh.

Edhe në prill, kancelarja gjermane, Angela Merkel shkoi në Indi me një avion ushtarak për shkak të problemeve teknike të avionit të sipërcituar qeveritar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme