Schulz: Një kapitull i ri mes Iranit dhe BE-së

Një kapitull vendimtar do të hapet në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Iranit, pas aplikimit të marrëveshjes bërthamore të 14 korrikut mes këtij vendi dhe fuqive të mëdha, tha Schulz.

Schulz: Një kapitull i ri mes Iranit dhe BE-së

“Ne jemi në etapën e zbatimit të marrëveshjes. Më pas do të hapet një kapitull vendimtar në marrëdhëniet mes Iranit dhe BE-së si në fushat tregtare, politike dhe kulturore”, konfirmoi Schulz në një konferencë shtypi me Ali Larijani, president i Parlamentit iranian.

Bashkimi Evropian miratoi më 18 tetor kuadrin legjislativ për heqjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare kundër Iranit, në kuadër të marrëveshjes bërthamore, me kusht që Teherani të përmbushë një sërë detyrimesh përsa i përket reduktimit të stoqeve të lëndës djegëse bërthamore.

SHBA ka filluar gjithashtu përgatitjen për heqjen e sanksioneve të saj kundër Iranit.

Vizita e Martin Schulzit, me ftesë të Parlamentit iranian, është e para për një president të Parlamentit Evropian në Iran. Gjatë këtij qëndrimi të shkurtër njëditor, ai do të takohet me presidentin Hassan Rohani, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.

Schulz theksoi se Irani luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal, veçanërisht në Siri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme