Rusi - Shërbimi sekret: Të anulohen fluturimet drejt Egjiptit

Shefi i shërbimeve sekrete ruse (FSB), Alexander Bortnikov, rekomandoi të premten anulimin e fluturimeve të kompanive ajrore ruse drejt Egjiptit, pas rrëzimit të Airbusit të kompanisë “Metrojet” në Gadishullin e Sinait, ku humbën jetën 224 persona.

364023
Rusi - Shërbimi sekret: Të anulohen fluturimet drejt Egjiptit

“E gjej të nevojshme anulimin e fluturimeve të avionëve rusë drejt Egjiptit, derisa të përcaktojmë arsyen e vërtetë të asaj që ka ndodhur me avionin rus, rrëzimi i të cilit u mor përsipër nga organizata terroriste DAESH”, deklaroi Bortnikov, i cituar nga televizioni rus, gjatë një mbledhje të Komitetit Kombëtar Antiterror.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme