Egjipt – Ende mister rrëzimi i avionit rus

Mos vallë avionin rus me pasagjerë që ra në Egjipt ta ketë rrëzuar krahu i organizatës terroriste të DAESH-it në gadishullin e Sinait?

Egjipt – Ende mister rrëzimi i avionit rus

Mos vallë avionin rus me pasagjerë që ra në Egjipt ta ketë rrëzuar krahu i organizatës terroriste të DAESH-it në gadishullin e Sinait?

Edhe pse Egjipti me Rusinë nuk e pranojnë një gjë të tillë, Sekretari i Jashtëm britanik, Filip Hemënd (Philip Hammond) tha se mundësia që kjo të jetë e vërtetë është e madhe.

Provat e para që kanë siguruar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe Anglia flasin më shumë për mundësinë e vendosjes së një bombe brenda në avion.

Kanë kaluar 6 ditë nga rrëzimi i avionit rus të pasagjerëve. Por ngjarja nuk është zbardhur ende.

Ndërkohë që vazhdojnë analizat dhe hetimet mbi kutitë e zeza dhe në sipërfaqen, ku janë gjetur rrënojat e avionit.

Krahu i organizatës terroriste DAESH në Gadishullin e Sinait, e cila ka marrë përsipër edhe përgjegjësinë e ngjarjes, deklaroi edhe një herë se avioni ishte rrëzuar prej militantëve të saj.

Kurse Egjipti me Rusinë mendojnë se kjo është një deklaratë propagandistike e organizatës.

Mirëpo deklarata që erdhi nga Anglia flet për DAESH-in.

Ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, Filip Hemënd tha se në mundësinë më të madhe avioni është rrëzuar nga një grup i varur nga DAESH-i.

Ndërkohë po shtohen dyshimet se avioni është rrëzuar me bombë. Burimet amerikane dhe ato britanike të shërbimit sekret janë të mendimit se bomba në avion ka qenë e vendosur para nisjes.

Si masë sigurie Anglia ka pezulluar fluturimet nga Sharme l-Sheiku.

Njoftohet se pasi të jenë marrë masat e mjaftueshme të sigurisë, Anglia do të evakuojë 20 mijë shtetasit e saj në Egjipt.

Kompanitë ajrore franceze dhe gjermane bashkë me Irlandën kanë marrë vendim për të mos fluturuar mbi Gadishullin e Sinait.

Kurse Egjipti nuk e pranon që aeroportet e tij janë të pasigurta, apo kanë mangësi në këtë drejtim. Si masë Kajroja zyrtare ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Aeroportit të Sharm el-Sheikut.

Edhe shoqëria ajrore ruse “Metrojet” ka bërë të ditur se i ka ndaluar fluturimet me avionët e tipit A321 deri në mbarimin e kontrolleve shtesë.

Një avion rus me pasagjerë të shtunën ishte nisur nga Sharm el-Sheiku me destinacion Shën Petërsburgun dhe ishte rrëzuar në Gadishullin e Sinait pak kohë pas ngritjes duke shkaktuar vdekjen e të 224 personave që gjendeshin në bord.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme