"Forbes" cilëson Putinin sërish si njeriun më të pushtetshëm

Revista amerikane "Forbes" e cilësoi edhe këtë vit Presidentin rus, Vladimir Putin, si njeriun më të pushtetshëm të botës, të cilin e ndjekin Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

"Forbes" cilëson Putinin sërish si njeriun më të pushtetshëm

Ndërsa emrat e tjerë në 10-shen e parë të listës janë si më poshtë:

04- Lideri shpirtëror i botës katolike, Papa Francesku
05- Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping
06- Themeluesi i kompanisë "Microsoft", Bill Gates
07- Shefja e FED-it, Janet Yellen
08- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron
09- Kryeministri i Indisë, Narenda Modi
10- Një prej themeluesve të gjigantit "Google", Larry Page

Më i riu i listës me gjithsej 73 persona është 31-vjeçari Mark Zuckerberg, themelues i Facebook-ut, klasifikuar në vendin e 19-të.

"Forbes" i rendit njerëzit më të pushtetshëm të botës duke marrë parasysh ndikimin e tyre social, burimet financiare dhe sferën e influencës.

Duke qenë kështu, edhe pse në vendin e 57-të, në listë është përfshirë gjithashtu Abu Bakr al-Baghdadi, lider i organizatës terroriste, DAESH.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme