16 të vdekur dhe shumë të tjerë nën rrënoja pas shembjes fabrikë

Të paktën 16 persona vdiqën dhe qindra të tjerë janë ende nën rrënoja shkak i shembjes së një fabrike në një zonë industriale pranë Lahores, në lindje të Pakistanit.

16 të vdekur dhe shumë të tjerë nën rrënoja pas shembjes fabrikë

“Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat 16 persona dhe të paktën 40 të plagosur janë dërguar drejt spitaleve”, njoftoi zyrtari i shërbimeve administrative të qytetit, Mohammad Usman.

”Qindra persona të tjerë ndodhen ende nën rrënoja”, njoftoi zëdhënësi i shërbimeve të shpëtimit, Jam Sajjad Hussain duke sqaruar se forcave te shpëtimit të distriktit aty pranë u është bërë thirrje për mbështetje dhe ndihmë.

Incidenti ka ndodhur në një fabrikë të prodhimit të qeseve plastike, në zonën industriale të Sundarit, në një zonë rreth 45 kilometra nga qendra Lahore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme