OKB: Numri i emigrantëve ka arritur shifra rekord

Në tetor të vitit 2015, më shumë se 218 mijë emigrantë kanë mbërritur në Evropë nëpërmjet rrugëve detare.

OKB: Numri i emigrantëve ka arritur shifra rekord

Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për emigrantët, ka bërë të ditur se numri i refugjatëve që kanë hyrë muajin e kaluar në Evropë është i njëjtë me të njëjtën periudhë të 2014-tës.

Gjatë muajit shtator arriti në 173 mijë persona.

Kombet e Bashkuara kishin parashikuar që gjatë këtij viti e deri në vitin 2016, të mbërrinin në Evropë nëpërmjet rrugëve detare700 mijë emigrantë..

Për vitin 2015 këto shifra kanë arritur në 744 mijë.

Mendohej se bashkë me motin e ftohtë emigrantët do të hiqnin dorë nga udhëtimi nëpërmjet rrugëve detare, por ata vazhdojnë ende udhëtimet e rrezikshme me gomone në detin Mesdhe dhe Egje.

Ndërkohë ekipet e rojeve detare greke, realizuan një operacion të ri shpëtimi në detin Egje.

Në gomonen që transportonte më shumë se 300 emigrantë, 43 persona humbën jetën gjatë përmbytjes së saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme