Siri - Avionët rusë bombardojnë për herë të parë Palmirën

Ushtria ruse njoftoi të hënën se kishte bombarduar për herë të parë qytetin e Palmiras në Siri, rajon ky që kontrollohet nga militantë të organizatës terroriste DAESH.

Siri - Avionët rusë bombardojnë për herë të parë Palmirën

“Avionët rusë kanë shkatërruar një pozicion mbrojtës dhe bateritë antiajrore të DAESH-it në rajonin Tadmor, emri arab i përdorur nga ushtria ruse për të emërtuar Palmiran”, sipas një komunikate të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Televizioni sirian kishte konfirmuar tashmë, në fillim të tetorit, se aviacioni rus kishte kryer sulme kundër DAESH-it dhe rreth Palmiras, para se të përgënjeshtrohej zyrtarisht nga Ministria ruse e Mbrojtjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme