Parlamenti irakian kundër kryeministrit të vendit për reformat

Parlamenti irakian kundërshtoi projektet, e vendosura njëanshmërisht sipas tij, nga kryeministri, Haider al-Abadi për të luftuar kundër korrupsionit dhe menaxhimit jo të mirë.

408739
Parlamenti irakian kundër kryeministrit të vendit për reformat

Parlamentarët votuan një rezolutë jo detyruese duke angazhuar qeverinë të mos aplikojë reformat pa marrëveshje paraprake.

“Ata kanë thirrur të gjitha autoritetet për të dhënë mendimin e tyre duke respektuar Kushtetutën”, pa përmendur kreun e qeverisë.

“Abadi hodhi poshtë kritikat e parlamentarëve duke konfirmuar se roli i tyre nuk ishte uzurpimi dhe se ata i kishin miratuar këto projekte”, theksoi zëdhënësi i tij, Saad al-Hadithi.

Parlamenti kishte miratuar në fillim të muajit gusht programin e reformave.

Kjo mosmarrëveshje mes pushteteve legjislativ dhe ekzekutiv vështirëson akoma më shumë punën e Abadid, i cili po përpiqet të zbatojë reformat për të përmirësuar qeverisjen e vendit.

Mes reformave të njoftuara bëjnë pjesë reduktimi i pagave të zyrtarëve politikë dhe heqja e postit të zëvendëspresidentit, një vendim që nevojitet ndryshimi i Kushtetutës.

Këto reforma kanë marrë mbështetjen e autoritetit më të lartë fetar shiit në vend, Ajatollahut, Ali al-Sistani.

Një prej masave kryesore të marra nga Abadi ka qenë heqja e posteve të tre zëvendëskryeministrave dhe tre zëvendëspresidentëve duke përfshirë edhe Nouri al-Malikin, paraardhësin e tij, mandatet e të cilëve janë përfshirë nga akuza për korrupsion dhe autoritarizëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme