Qeveria gjermane e paqartë në çështjen e emigrantëve

Diskutimet për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda koalicionit në pushtet në Gjermani, për çështjen e imigrantëve kanë dështuar, ndërkohë që vendi po përballet me një fluks rekord refugjatësh.

Qeveria gjermane e paqartë në çështjen e emigrantëve

“Takimet do të vazhdojnë edhe këtë javë, pas dy seancash negociata gjatë fundjavës mes liderëve të partive të koalicionit social-demokrat dhe konservatorëve”, njoftoi zëdhënësi i kancelares, Angela Merkel, Steffen Seibert.

“Tre drejtuesit e partive të koalicionit (CDU e Merkel, SPD social demokratët dhe CSU bavareze, NDLR) kanë zhvilluar bisedime konstruktive për të gjitha aspektet e çështjes së refugjatëve dhe do të mblidhen sërish të enjten”, para një takimi të parashikuar me zyrtarët e Landeve (rajoneve), theksoi ai në një komunikatë.

“Disa pika duhen zgjidhur ende, veçanërisht çështja e zonave të tranzitit”, shtoi ai duke iu referuar propozimit të konservatorëve për të vendosur pika kontrolli përgjatë kufijve gjermanë, ashtu si në aeroporte, duke mundësuar kështu një shqyrtim të përshpejtuar të dosjeve. Gjithashtu, ato imigrantë, profili i të cilëve nuk përputhet me atë të azilkërkuesit, do të kthehen menjëherë.

Merkel u thirr menjëherë në këto diskutime pasi aleati i saj bavarez, Horst Seehofer (CSU) e kishte kërcënuar se do të depozitonte një padi para drejtësisë gjermani nëse Berlini nuk kufizonte mbërritjen e imigrantëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme