Lufthansa dhe Air France pezullojnë fluturimet mbi Sinai

Aksidenti ajror me avionin rus në Egjipt bëri që kompanitë ajrore Lufthansa dhe Air France të ndryshojnë itinerarin e fluturimeve mbi Gadishullin e Sinait.

Lufthansa dhe Air France pezullojnë fluturimet mbi Sinai

Aksidenti ajror në Egjipt bëri që kompanitë ajrore Lufthansa dhe Air France të ndryshojnë itinerar.

Të dyja kompanitë kanë njoftuar se nuk do të fluturojnë mbi Gadishullin e Sinait deri sa të sqarohet arsyeja e rënies së avionit rus.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, autoritetet ruse deklaruan se trupi i avionit ishte ndarë në dy pjesë teksa ishte ende në ajër.

Sipas hetimeve paraprake, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti teknik.

Autoritetet egjiptiane të sigurisë njoftuan se nuk ka asnjë provë se avioni mund të jetë goditur.

Avioni, i nisur ditën e premte nga Sharm El Sheik me destinacion Shën Petersburgun, ishte zhdukur nga radarët në një kohë shumë të shkurtër pas ngritjes nga pista.

Pjesa më e madhe e 244 pasagjerëve që humbën jetën në aksidentin ajror ishin qytetarë rus dhe prej tyre nuk pati asnjë të mbijetuar.

Kufomat e 144 pasagjerëve u dërguan në Rusi, e cila nga njëra anë heton shkakun e aksidentit, ndërsa nga ana tjetër përpiqet të identifikojë viktimat.

Ndërkohë është gjetur kutia e zezë e avionit dhe është dërguar tek autoritetet përkatëse për analiza.

Kurse në lidhje me pretendimet që avioni është rrëzuar nga grupeve të varura nga organizata terroriste DAESH nga autoritetet egjiptiane erdhi deklarata se terroristët nuk disponojnë armë për të goditur avionin e pasagjerëve, i cili në momentin e rënies, fluturonte në lartësinë rreth 9 mijë e 500 metra.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme