Kinë-Francë bëjnë deklaratë të përbashkët për klimën

“Kina dhe Franca ranë dakord për arritjen e një marrëveshje ambicioze dhe juridikisht detyruese në konferencën e Parisit mbi klimën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të bërë sot në Pekin nga presidentët Xi Jinping dhe François Hollande.

Kinë-Francë bëjnë deklaratë të përbashkët për klimën

Deklarata kino-franceze mbi klimën për një marrëveshje juridikisht detyruese të pajisur me një klauzolë për rishikim është një hap madhor drejt një marrëveshje në COP21 (Konferenca e OKB-së për klimën), deklaroi sot në Pekin presidenti francez, François Hollande.

“Është një hap madhor që u bë drejt një marrëveshje (…) Me këtë deklaratë, ne kemi përcaktuar kushtet që na mundësojnë të arrijmë një sukses dhe jam i bindur se një marrëveshje tashmë është e mundur”, tha presidenti gjatë një konference për shtyp.

“Kina dhe Franca ranë dakord për arritjen e një marrëveshje ambicioze dhe juridikisht detyruese në konferencën e Parisit mbi klimën, shoqëruar nga mekanizma që mbikëqyrin angazhimet e marra”, thuhet në deklaratën e përbashkët të bërë sot në Pekin nga presidentët Xi Jinping dhe François Hollande.

“Këto angazhime do të shqyrtohen krejtësisht një herë në pesë vite”, sipas deklaratës të bërë publike nga dy presidentët para medias, të cilët shfaqën vendosmërinë e tyre për të punuar së bashku për suksesin e konferencës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme