Egjipt: Nxirren 163 trupa të pajetë nga mbetjet e aeroplanit rus

Këshilli ministror i Egjiptit njoftoi se kanë arritur të nxjerrin 163 trupa të pajetë nga mbetjet e aeroplanit rus të tipit Airbus A320.

Egjipt: Nxirren 163 trupa të pajetë nga mbetjet e aeroplanit rus

Këshilli ministror i Egjiptit njoftoi se kanë arritur të nxjerrin 163 trupa të pajetë nga mbetjet e aeroplanit rus të tipit Airbus A320 i cili u rrëzua në gadishullin e Sinait në Egjipt.

Në kumtesë thuhet se trupat e pajetë janë dërguar në morg për ekzaminime të mjekësisë ligjore.

Ushtria e Egjiptit dhe ekipet për shpëtim po punojnë në nxjerrjen e trupave tjerë të pajetë ndërsa atyre u ndihmojnë ekipet ruse të shpëtimit.

Vazhdojnë kërkimet edhe për 61 pasagjerë të tjerë.

Rusia ka shpallur ditë zie, ndërsa flamujt para institucioneve të këtij shteti sot janë ulur në gjysmë shtize.

Kryeministri i Egjiptit, Sherif Ismail, mbrëmë tha se në aeroplan ndodheshin 217 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit dhe se deri në kohën e raportimit ishin nxjerrë 129 trupa të pajetë. Ai tha se është gjetur kutia e zezë e regjistrimit të fluturimit të avionit, por se akoma nuk dihet për shkakun e rrëzimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme