Gjermani - Rreth 400 padi për "tradhti të lartë" kundër Merkelit

Gati 400 padi për "tradhti të lartë" u depozituan kundër kancelares, theksoi të enjten drejtësia gjermane, ndërkohë që mund të bëhet fjalë për një fushatë të ekstremit të djathtë kundër politikës për pritjen e qindra-mijëra refugjatëve, sipas shtypit.

404170
Gjermani - Rreth 400 padi për "tradhti të lartë" kundër Merkelit

“Prokuroria Federale e Karlsruhes (jugperëndim) ka marrë deri tani rreth 400 padi”, nënvizoi zëdhënësi, Frauke Kohler, pa dashur të japë detaje për pëmbajtjen e tyre.

Por, sipas të përditshmes së majtë, "Tageszeitung" (TAZ), Kancelarja Angela Merkel është akuzuar për hapje të portave të Gjermanisë për emigrantët e larguar nga lufta apo varfëria.

“Këto ankesa masive kanë ardhur nga organizatat e ekstremit të djathtë”, sipas gazetës, duke propozuar madje një formular për të mbushur me qëllim për të depozituar një padi.

Gjermania do të presë këtë vit më shumë se 800.000 azilkërkues, një sfidë e konsiderueshme për një vend me prosperitet të sigurt, por që duket me zgjidhje të pakta për të marrë në ngarkim refugjatët.

Politika e Merkelit për pritjen e refugjatëve është kritikuar edhe nga kampi i saj konservator dhe popullariteti i saj është ulur këto javët e fundit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme