Sulmet mbi spitalet e "Mjekëve pa Kufij" në Siri, 35 të vdekur

Të paktën 35 persona, pacientë dhe ekip mjekësor janë vrarë dhe 72 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të fundit ajrore me intensitet të lartë, mbi spitalet në Siri, njoftuan sot ”Mjekët pa Kufij” (MSF).

Sulmet mbi spitalet e "Mjekëve pa Kufij" në Siri, 35 të vdekur

”Sulmet, ku organizata nuk ka saktësuar origjinën e tyre kanë përfshirë që prej fundit të shtatorit 12 spitale në provincat e Idlib (perëndim), Halep (veri) dhe Hama (qendër), me përfshirjen e gjashtë sulmeve ndaj MSF-së”, bëri të ditur komunikata e MSF-së.

Në total gjashtë prej këtyre spitaleve kanë qenë të detyruar të ndërpresin ushtrimin e aktivitetit dhe katër ambulanca janë shkatërruar. Një spital është rihapur me përfshirjen e shërbimeve të urgjencës, maternitetit, pediatrisë dhe kujdesit parësor që mbeten një problem shqetësues në këto zona.

Sipas këtij raporti, dhjetëra mijëra persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, shkak i sulmeve të vazhdueshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme