Kreu i CIA-s: I skandalizuar nga pirateria e postës elektronike

Drejtori i CIA-s, John Brennan, është shprehur të martën i skandalizuar dhe i shqetësuar rreth piraterisë së e-maileve të tij personale, duke mohuar se ka shkelur detyrimet e sigurisë.

Kreu i CIA-s: I skandalizuar nga pirateria e postës elektronike

"Publikimi i disa e-maileve personale më ka lënë të besoj se kam kryer diçka keq ose në mënyrë joadekuate, në kuptimin e sigurisë, por nuk ka qënë sigurisht rasti", deklaroi ai gjatë një konference për shërbimet sekrete, zhvilluar në Uashington.

WikiLeaks publikoi javën e kaluar disa dokumente, që vinin nga llogaria personale e postës elektronike të John Brennan, të cilat datonin midis periudhës 2007-2009, para marrjes së postit të kreut të agjencisë së shërbimeve sekrete amerikane.

Shefi i CIA-s nuk ka dhënë asnjë detaj për mënyrën sesi piratët e teknologjisë kishin mundur të hynin në postën e tij personale elektronike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme