BE: Netanyahu dhe Abbas të nisin urgjentisht negociatat për paqe

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, u bëri thirrje Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, që të presin në ditët në vijim përfaqësuesit e Katërshes për të rifilluar negociatat e paqes.

BE: Netanyahu dhe Abbas të nisin urgjentisht negociatat për paqe

“I kam kërkuar njëherazi Netanyahut dhe Abbasit që të presin të dërguarit e Katërshes në ditët e ardhshme, jo në javët në vazhdim”, deklaroi para Parlamentit Evropian Federica Mogherini, e cila ka takuar së fundmi të dy udhëheqësit.

Që prej marrjes së këtij posti, një vit më parë, diplomatja evropiane po përpiqet të rinisë bisedimet e Katërshes për Lindjen e Mesme (SHBA, Rusi, BE dhe OKB), themeluar në vitin 2002, por që asnjëherë nuk ka arritur të japë një shtysë për procesin e paqes Izrael-Palestinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme