Vendet e Ballkanit përshëndesin planin evropian për emigracionin

Vendet e Ballkanit, të përballura me fluksin e emigrantëve, përshëndetën të hënën asistencën e premtuar nga Bashkimi Evropian për t’i bërë ballë krizës.

Vendet e Ballkanit përshëndesin planin evropian për emigracionin

Drejtuesit e 10 shteteve anëtare të BE-së, si dhe ata të Serbisë, Maqedonisë e Shqipërisë, të mbledhur të dielën në Bruksel, ranë dakord për një plan urgjence, që përfshin ndihmë humanitare për mijëra emigrantë dhe refugjatë, të cilët kalojnë transit në territoret e tyre dhe masa, që parashikojnë kontroll më të mirë të emigrantëve nga Ballkani Perëndimor.

Vendet përkatëse këmbëngulën të hënën në nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes.

Qeveria sllovene përshëndeti planin urgjent të miratuar dje nga Bashkimi Evropian për frenimin e krizës së emigracionit, duke shpresuar në zbatimin e plotë nga të gjitha vendet e përfshira dhe duke parë shenjat e para pozitive.

"Marrëveshja, arritur gjatë një minisamiti evropian në Bruksel, nënkupton se ne më në fund kemi bërë progres (…) Ne shpresojmë që përmirësimi i bashkëpunimit mes vendeve do të mundësojë një menaxhim më të mirë të fluksit të refugjatëve", deklaroi zëdhënësi i qeverisë sllovene, Bojan Sefic, në një konferencë shtypi.

"Disa masa janë të rëndësishme", nënvizoi ai, duke renditur shkëmbimin e informacioneve përmes bashkëbiseduesve të emëruar në çdo vend dhe vlerësimin e përjavshëm të planit të premtuar nga Komisioni Evropian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme