OKB: Mbi 120.000 sirianë të shpërngulur në muajin tetor

Së paku 120.000 persona janë shpërngulur nga luftimet në provincat siriane të Halepit (veriperëndim), Hamës (qendër) dhe Idlibit (veriperëndim), që nga fillimi i tetorit, njoftoi OKB-ja të hënën në mbrëmje.

OKB: Mbi 120.000 sirianë të shpërngulur në muajin tetor

“Kombet e Bashkuara vlerësojnë aktualisht se të paktën 120.000 persona janë shpërngulur nga provincat Halep, Hama dhe Idlib që prej fillimit të tetorit për shkak të vazhdimësisë së luftimeve”, deklaroi zëdhënësja e Zyrës së Koordinimit të Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA), Vanessa Huguenin, në Gjenevë.

Ajo theksoi gjithashtu “se kjo shifër ishte vetëm 50.000 deri javën e kaluar”.

Sipas OKB-së, shumica e të shpërngulurve kanë mbetur në provincën e tyre, pranë rajoneve të origjinës. Ndërsa pjesa tjetër janë drejtuar për në kampet, që ndodhen pranë kufirit turk.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme