OKB: Irani më i hapur në diskutime për të drejtat e njeriut

Irani është treguar, për herë të parë, më i hapur për diskutime mbi të drejtat e njeriut dhe veçanërisht për aplikimin e dënimit me vdekje, theksoi të hënën një raportues i Kombeve të Bashkuara.

OKB: Irani më i hapur në diskutime për të drejtat e njeriut

“Por, përtej vullnetit të shfaqur nga Teherani për të diskutuar me OKB-në për sa i përket të drejtave të njeriut, Irani nuk ka marrë masa konkrete”, deklaroi për shtypin, Ahmed Shaheed, raportues i OKB-së për të drejtat e njeriut në Republikën Islamike.

Shaheed duhet të paraqesë këtë javë raportin e përvitshëm për Iranin, për të cilin ai konfirmoi se do të ishte më shumë optimist se vitin e kaluar.

“Kjo ndodh sepse konstatoj nga ana e Iranint një vullnet më të madh për t'u angazhuar në debat me mua dhe OKB-në”, nënvizoi ai.

Më shumë se 800 persona janë ekzekutuar këtë vit dhe Irani mund të arrijë deri në 1.000 ekzekutime deri në fund të vitit 2015, numri më i lartë që prej disa vitesh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme