Tony Blair pranon përgjegjësinë për zgjerimin e DAESH

Ish-kryeministri laborist, Tony Blair kërkoi sot ndjesë publike për luftën në Irak, duke pranuar se ai mund të fajësohet pjesërisht në zgjerimin e organizatës së DAESH.

399687
Tony Blair pranon përgjegjësinë për zgjerimin e DAESH

Ish-kryeministri laborist, Tony Blair kërkoi sot ndjesë publike për luftën në Irak, duke pranuar se ai mund të fajësohet pjesërisht në zgjerimin e organizatës së DAESH, në një intervistë dhënë për stacionin televiziv amerikan CNN-in.

“Dua të kërkoj ndjesë për faktin se informacionet nga shërbimet sekrete që kishin marrë ishin të gabuara”, deklaroi Tony Blair në CNN, sipas web faqes në internet të stacionit televiziv amerikan.

Por e kam të vështirë të shfajësohem për largimin e Saddamit. Ende sot në 2015, besoj se do të ishte më e drejtë që ai nuk ndodhet më aty”, tha ish-kryeministri britanik.

Ndjesa e Blairit ndodh një javë, pasi gazeta britanike “The Mail on Sunday” botoi një dokument të Shtëpisë së Bardhë, ku zbulohej për herë të parë sesi ish-kryeministri britanik dhe ish-Presidenti amerikan, Tony Blair dhe George W. Bush kishin rënë dakord për një marrëveshje mes tyre një vit përpara pushtimit të Irakut.

“Kërkoj ndjesë për disa gabime të kryera në planifikim dhe në botëkuptimin se çfarë do të ndodhte fill pas rrëzimit të regjimit”, shtoi ai duke pranuar disa elemente të së vërtetës në idenë se pushtimi i Irakut në vitin 2003 mbetet shkaku kryesor i zgjerimit të ISIS-it.

“Sigurisht, nuk është e mundur të shprehem se ngjarjet që çuan në largimin e Saddamit në 2003 nuk kanë asnjë përgjegjësi të lidhur me situatën në 2015”, theksoi ai duke nënvizuar kryesisht ndikimin e Pranverës Arabe dhe faktit se ISIS ka fituar terren që prej konfliktit në Siri dhe jo çështjes së Irakut.

“Ai tashmë ka dëshmuar gjithçka, reagoi një zëdhënës i ish-kryeministrit. Tony Blair ka kërkuar ndjesë në mënyrë të përsëritur në lidhje me informacionet e shërbimeve sekrete dhe për gabimet e kryera në planifikimin e çështjes.

Këto deklarata vijnë ndërsa Komisioni Chilcot, i cili po heton për përfshirjen e Britanisë së Madhe në këtë luftë duke krijuar mjaft polemika, që pritet të nisë në fillim të muajit nëntor sipas publikimit të rendit kalendarik.

Themeluar në vitin 2009 nga kryeministri laborist i epokës Gordon Brown, nuk ka publikuar ende raport hetimin ndërsa ishte fillimisht e detyruar të kryente këtë proces në një afat kohor brenda një viti.

Britania e Madhe ishte e angazhuar në përfshirje, më pas në luftën në Irak në 2003 në periudhën e qeverisjes së partisë laboriste të Tony Blairit. Ky vendim ka qenë mjaft i diskutueshëm në radhët e popullatës në periudhën e ish-kryeministrit i akuzuar për mashtrimin e publikut në lidhje me praninë asnjëherë të vërtetuar të armëve të shkatërrimit në masë në Irak.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme