Rusia dhe Egjipti do të marrin pjesë së bashku në operacione

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se vendi i tij do të arrijë bashkëpunimin me Egjiptin në operacionet ushtarake në Siri.

Rusia dhe Egjipti do të marrin pjesë së bashku në operacione

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se vendi i tij do të arrijë bashkëpunimin me Egjiptin në operacionet ushtarake në Siri.

Siç tha Lavrov për kanalin shtetëror, negociatat për zgjidhjen e krizës në Siri nuk ngjallin shpresë në qoftë se në to nuk përfshihet Irani duke theksuar se në këto negociata duhet të përfshihet edhe Egjipti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania.

Lavrov tha se ai kishte një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shukry.

"Me homologun egjiptian u arrit një marrëveshje për bashkëpunim në gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe operacionet anti-terroriste në Siri", tha Lavrov.

Ministri Lavrov tha se Rusia nuk i mbron interesat e presidentit të Sirisë Beshar Esad, e as interesat e ndonjë grupi të opozitës, por mbron interesat e Sirisë.
Ai shtoi se ata ishin të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Lirë Siriane, por megjithatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk morën koordinatat e pozicioneve të terroristëve as pozicionet e patriotëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme