Esad i gatshëm për procesin zgjedhor

Presidenti sirian, Beshar Esad është shprehur i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve presidenciale në Siri, me kushtin e vetëm që vendi të çlirohet nga DAESH.

Esad i gatshëm për procesin zgjedhor

Presidenti sirian, Beshar Esad është shprehur i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve presidenciale në Siri, me kushtin e vetëm që vendi të çlirohet nga prania e luftëtarëve të grupit terrorist DAESH, deklaroi për median një deputet rus i cili ndodhet në Damask.

“Ai është i hapur për organizimin e zgjedhjeve me pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve politikë që aspirojnë prosperitetin e Sirisë, vetëm nëse Siria do të çlirohej nga xhihadistët e DAESH, tha Alexandre Juchenko në linjë telefonike për median, në përfundim të takimit me presidentin sirian.

Pjesëmarrja e tij si kandidat në këto zgjedhje do të ishte e mundur nëse këtë vullnet nuk e kundërshton mbarë populli”, shtoi Juchenko pas takimit që zgjati një orë e gjysmë me presidentin sirian, disa deputetë rusë dhe personalitete të tjera.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme