'Darth Vader' shpallet kandidat për bashki në Ukrainë

Ndërkohë që Ukraina kalon kohë të tensionuara për shkak të konfliktit me separatistët, zgjedhjet bashkiake duket sikur kanë sjellë një buzëqeshje për banorët e vendit.

'Darth Vader' shpallet kandidat për bashki në Ukrainë

Partia Internet e Ukrainës, për zgjedhjet lokale në Odessa, kandidat ka treguar karakterin e famshëm të “Star Wars” pikërisht 'Darth Vader'.

'Darth Vader' mbi autobusin gjatë fushatës zgjedhore përshëndet popullin dhe kërkon vota prej tij.

Madje këto zgjedhje mbështeten edhe nga karakteri të tjerë të këtij filmi seria.

Kjo parti, javën e kaluar, nënshkruan edhe një bëmë tjetër. Në vend të bustit të Leninit që është në diskutim për shembje, vunë bustin e Darth Vader.

Kandidati që nuk ka bërë publik emrin e tij, në vitin 2014 kishte vënë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale me karakterin në fjalë, por aplikimi i tij nuk u pranua nga Këshilli Zgjedhor.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme