Bilanci i tragjedisë së Mekës, 2 223 të vdekur

Të paktën 2 223 pelegrinë kanë vdekur në rrëmujën që ndodhi gjatë pelegrinazhit në Mekë më 24 shtator, duke u shndërruar në katastrofën më të përgjakshme në historinë moderne të haxhit, sipas shifrave zyrtare të dhëna nga 34 vende.

Bilanci i tragjedisë së Mekës, 2 223 të vdekur

Numri i të vdekurve është trefishuar në raport me bilancin zyrtar të dhënë nga autoritetet saudite, sipas qeverive, komisioneve kombëtare të pelegrinazhit dhe agjencive të udhëtimeve.

Autoritetet saudite nuk kanë komunikuar më shifra të tjera dhe bilanci më i fundit që kanë raportuar të ishte 769 të vdekur, dy ditë pas dramës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme