Kerry i kërkon Netanyahut t'u japë fund të akteve të dhunës

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kërkoi dhënien fund të përshkallëzimit të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, në nisje të takimit në Berlin me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas tri javë trazirash mes fqinjëve.

Kerry i kërkon Netanyahut t'u japë fund të akteve të dhunës

“Është absolutisht e rëndësishme t’i jepet fund çdo lloj provokimi, duke përcaktuar një limit kohor ndaj akteve të dhunës dhe gjetjen e një zgjidhjeje”, deklaroi në mënyrë solemne Kerry në prani të Netanyahut, përpara disa gazetarëve, në një hotel të madh të kryeqytetit gjerman.

Kreu i qeverisë izraelite, i cili foli i pari para kamerave, cilësoi se vala e sulmeve është rezultat i drejtpërdrejtë i provokimeve nga ana e Hamasit në Izrael dhe nxitje nga ana e Presidentit palestinez, Mahmoud Abbas dhe Autoritetit Palestinez.

“Unë besoj se është koha që komuniteti ndërkombëtar t’i drejtohet qartësisht Presidentit Abbas për të ndalur përhapjen e të pavërtetave në lidhje me Izraelin”, u shpreh me tone të ashpra Netanyahu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme