Anëtarët e KiE nënshkruajnë protokoll shtesë për luftën kundër t

Këshilli i Evropës hapi për nënshkrim anëtarëve të saj protokollin shtesë të Konventës Evropiane për Parandalimin e Terrorizmit.

Anëtarët e KiE nënshkruajnë protokoll shtesë për luftën kundër t

Këshilli i Evropës hapi për nënshkrim anëtarëve të saj protokollin shtesë të Konventës Evropiane për Parandalimin e Terrorizmit.

Sipas deklaratës së bërë nga Këshilli, protokolli shtesë u nënshkrua gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave të vendeve anëtare të mbajtur në kryeqytetin Riga të Letonisë, ndërsa ndër vendet e para që nënshkruan këtë protokoll ndodhen Turqia, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Estonia, Franca, Gjermania, Islanda, Italia, Letonia, Luksemburgu, Norvegjia, Polonia, Sllovenia, Anglia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Sipas protokollit shtesë pjesëmarrja në organizata dhe grupe të formuara me qëllim terrorizmin, udhëtimi për të marr pjesë në aktivitete të terrorit, për të marr pjesë në kampe të stërvitjeve me armë, organizimin e udhëtimit të personave të tillë dhe përkrahja financiare e këtyre personave do të llogariten si krim.

Në deklaratë u citua Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, i cili u bëri thirrje të gjitha vendeve që të nënshkruan sa më parë protokollin. Jagland në deklaratën e tij tha se “Për herë të parë në të drejtën ndërkombëtare kemi një instrument që përgatitjet për akte të terrorit do ti cilësoj si krim”.

Ky protokoll shtesë i përgatitur në bazë të pjesëmarrjes së një numri të madh të qytetarëve të vendeve anëtare në radhët e organizatës DAESH për të luftuar në Irak dhe Siri dhe rreziku që paraqesin ata për këto vende pas kthimit të tyre, synon harmonizimin e legjislacionit të këtyre vendeve në lidhje me këtë çështje.

Protokolli shtesë në të njëjtën kohë si objektiv ka bashkëpunimin mes vendeve nënshkruese të tij.

Protokolli në fjalë mund të nënshkruhet edhe nga ana e vendeve të cilat nuk janë anëtare të Këshillit të Evropës, ndërsa do të hyjë në fuqi pas miratimit të tij në ligjin e 6 vendeve anëtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme