Ish-presidenti rumun akuzohet për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti rumun, Ion Iliescu, është akuzuar për krime kundër njerëzimit, në kuadër të hetimit për dërgim të dhunshëm ndëshkues të minatorëve në vitin 1990 në një manifestim antikomunist, me pasojë 4 të vrarë, njoftoi sot Prokuroria e Përgjithshme.

Ish-presidenti rumun akuzohet për krime kundër njerëzimit

“Iliescu është njoftuar për hapjen e procedurave gjyqësore kundër tij”, theksoi një zëdhënës i Prokurorisë.

Ish-presidenti, 85 vjeç, i cili ka kaluar një orë në Prokurorinë e Përgjthshme, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, që e prisnin në dalje.

Ai u akuzua se kishte thirrur mijëra minatorë në Bukuresht për të shtypur një lëvizje të opozitës, që kishte bllokuar në atë kohë qendrën e qytetit për disa javë në vitin 1990, gjashtë muaj pas rrëzimit të regjimit komunist.

“Shtypja e dhunshme e manifestimit të organizuar në shehin e Universitetit shkaktoi 4 të vdekur dhe 1.000 të plagosur, tre prej të cilëve me plumba”, theksoi Prokuroria.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme