Irani: Deklaratat e Arabisë Saudite, arrogante dhe të turpshme

Republika Islamike e Iranit dënoi sot deklaratat, sipas Teheranit, arrogante dhe të turpshme të ministrit saudit të Punëve të Jashtme, Adel Jubeir, i cili akuzoi autoritetet iraniane për ndërhyrje në çështjet e shteteve të rajonit.

356414
Irani: Deklaratat e Arabisë Saudite, arrogante dhe të turpshme

Zëdhënësja e diplomacisë iraniane, Marzieh Afkham, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve "IRNA", dënoi deklaratat "e turpshme, arrogante dhe aspak diplomatike" të Arabisë Saudite.

Irani dhe Arabia Saudite janë dy fuqitë kryesore rivale në rajon. Dy vendet kanë mendime të kundërta për sa i përket konflikteve në Siri, Irak dhe në Jemen dhe tensionet në Bahrein e Liban.

Teherani dhe Moska kanë dhënë një mbështetje financiare dhe ushtarake për regjimit e Esadit në Siri, ndërkohë që Arabia Saudite mbështet grupet opozitare siriane.

"Ne shpresojnë që Irani do të ndryshojë politikën dhe do të heqë dorë nga ndërhyrjet në çështjet shtetërore të rajonit, duke përfshirë Libanin, Sirinë, Irakun dhe Jemenin", theksoi Jubeir në një konferencë shtypi me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili ndodhet gjithashtu në Iran.

Jubeir shtoi se ishte e vështirë të kesh marrëdhënie pozitive me Iranin, dënuar si një shtet kolonial në Siri. Ai i kërkoi Teheranit të tërheqë trupat nga Siria, të ndërpresë furnizimin me armë të regjimit të Esadit dhe të tërheqë gruçet që mbështet në këtë vend, si Hizbullahu libanez.

"Mënyra agresive dhe jo konstruktive e Arabisë Saudite nuk të çon askund", u kundërpërgjigj Marzieh Afkham.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme