NATO përshëndet vendimin e Obamës për praninë në Afganistan

“Ky vendim i rëndësishëm i hap rrugën një pranie më të zgjatur të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve tanë në Afganistan”, theksoi Jens Stoltenberg në një komunikatë.

NATO përshëndet vendimin e Obamës për praninë në Afganistan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti të enjten njoftimin e bërë nga Presidenti amerikan, Barack Obama për një pauzë në tërheqjen e trupave amerikane që kanë mbetur në Afganistan duke shtuar se ishte e rëndësishme për të vazhduar mbështetjen e forcave afgane.

“Ky vendim i rëndësishëm i hap rrugën një pranie më të zgjatur të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve tanë në Afganistan”, theksoi Jens Stoltenberg në një komunikatë.

“Në javët e ardhshme, Aleanca do të marrë vendime kyçe për shtrirjen në të ardhmen të operacionit ”Mbështetja e fortë”, aktualisht vendosur në Afganistan dhe ku marrin pjesë 12 500 trupa, pjesa më e madhe amerikanë”, shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme