Papa Françesku kërkoi falje për skandalet e Kishës Katolike

Papa Françesku kërkoi falje për skandalet që kanë përfshirë përgjatë viteve Kishën Katolike, por pa shpjeguar se kujt prej këtyre skandaleve u referohej.

Papa Françesku kërkoi falje për skandalet e Kishës Katolike

“Kërkoj, në emër të Kishës, faljen tuaj për skandalet e kohëve të kaluara që kanë ndodhur si në Romë ashtu edhe në Vatikan”, tha papa gjatë audiencës së tij javore në sheshin ”Shën Pjetër”.
Ndërkohë, zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi refuzoi të jepte hollësi për deklaratën e papës.

“Nëse flet për një fenomen të përgjithshëm, nuk është detyra ime ta zgjeroj apo ta ngushtoj atë që ai ka kërkuar të thotë”, deklaroi Lombardi për gazetarët.
Papa Françesku u zgjodh në mars 2013 me mandatin për të reformuar burokracinë e Vatikanit, Curia.

Gjatë pontifikatit të tij, papa Françesku ka pasur të bëjë edhe me problemin e pedofilisë nga ana e priftërinjve si edhe me Bankën e Vatikanit, e dyshuar për një kohë të gjatë si parajsë për pastrimin e parave dhe kriminelë të lidhur me mafian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme