ShBA-Rusi të gatshme për të biseduar për hapësirën ajrore sirian

Rusia dhe SHBA-ja u shprehën të gatshme për rifillimin e bisedimeve mbi sigurinë e hapësirës ajrore në Siri, ku dy vendet janë angazhuar në operacionet ushtarake të ndryshme, konfirmoi sot zëdhënësi i Pentagonit.

ShBA-Rusi të gatshme për të biseduar për hapësirën ajrore sirian

“Ministria amerikane e Mbrojtjes ka marrë një përgjigje zyrtare nga Ministria ruse e Mbrojtjes, të cilës i kishte propozuar garantimin e sigurisë së operacioneve ajrore në Siri”, njoftoi zëdhënësi Peter Cook.

“Zyrtarët e Pentagonit po shqyrtojnë këtë përgjigje dhe negociatat mund të nisin që prej fundjavës”, shtoi ai.

Kjo problematikë për sigurinë e hapësirës ajrore është shfaqur me hyrjen e Rusisë në konfliktin sirian më 30 shtator.

SHBA-ja qëndron në krye të një koalicioni ndërkombëtar që ka ndërmarrë bombardime në Siri që prej shtatorit 2014.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme