Kerry: Imigracioni, pjesë e ADN-së së Amerikës

Në një deklaratë që bëri të premten, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se imigracioni është në ADN-në e Amerikës, e cila është ndërtuar falë valëve historike të migrantëve.

Kerry: Imigracioni, pjesë e ADN-së së Amerikës

Imigracioni është në ADN-në e Amerikës, që është ndërtuar falë valëve historike të migrantëve, deklaroi të premten sekretari i Shtetit, John Kerry, në mes të krizës së migracionit në Evropë dhe në mes të një debati politik në SHBA mbi imigracionin.

Shefi amerikan i Diplomacisë përshëndeti vendimin e vendit të tij për të pritur 85 mijë refugjatë, mes të cilëve 10 mijë sirianë, deri në tetor 2016, një shifër që pritet të arrijë 100 mijë në vjeshtën e vitit 2017, si përgjigje ndaj krizës së migracionit.

Është me të vërtetë një shenjë krenarie pasi në historinë e tij, populli amerikan ka pritur ata që kishin më shumë nevojë për mbrojtje. Kjo bën pjesë në identitetin tonë. Është në ADN-në e Amerikës”, theksoi Kerry gjatë një ceremonie në departamentin e Shtetit në nder të diasporave të të gjithë botës që jetojnë në SHBA.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme