Shumica e gjermanëve kundër Nobelit të Paqes për Merkelin

Rreth dy të tretat e qytetarëve gjermanë mendojnë se kancelarja Angela Merkel, nuk duhet të shpërblehet me çmimin Nobel për Paqen, referuar një sondazhi të publikuar sot nga e përdishmja “Handelsblatt”.

389897
Shumica e gjermanëve kundër Nobelit të Paqes për Merkelin

Një shumicë dërrmuese prej 61 për qind e cilësojnë se Merkel nuk është një kandidate e denjë për këtë çmim që pritet të jepet nesër në Oslo, ndërsa 34 për qind kanë dhënë një gjykim të kundërt, sipas një sondazhi të Institutit “Forsa” i realizuar me 1 002 persona.

E vetmja kategori ku shumica e cilëson një kandidate të merituar janë përkrahësit e kampit të saj konservator prej 54 për qind.

Merkel është cituar në mesin e emrave favoritë për shkak të mediatizimit të saj në konfliktin në Ukrainë dhe hapjes së dyerve të vendit ndaj kontigjentit të emigrantëve në një moment kur Evropa po përballet me një krizë të jashtëzakonshme emigratore.

Por ky pozicionim ka shkaktuar rënie të popullaritetit të saj në Gjermani edhe brenda kampit të saj politik, ndërsa vendi ka regjistruar 577 mijë kërkesa azili që prej fillimit të vitit dhe pritet të shqyrtojë rreth 800 mijë deri në një milion në vitin 2015.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme