Spanjë – Arrestohen dhjetë të dyshuar si rekrutues të DAESH-it

Dhjetë persona të dyshuar si rekrutues të luftëtarëve për llogari të organizatës terroriste DAESH u arrestuan në Spanjë dhe në Marok, njoftoi sot Ministria e Brendshme spanjolle.

387504
Spanjë – Arrestohen dhjetë të dyshuar si rekrutues të DAESH-it

Dhjetë personat e dyshuar u arrestuan gjatë një operacioni të ndërmarrë bashkërisht nga shërbimet sekrete të Marokut dhe Policia e Spanjës, në qytetet spanjolle Toledë (qendër), Badalonë (verilindje) dhe Sherako (lindje), si dhe në Kazablankë (veriperëndim të Marokut) gjatë orëve të fundit, saktësoi Ministria nëpërmjet një komunikate.

Të dyshuarit ishin pjesë e një rrjeti të rekrutimit, indoktrinimit dhe më pas të dërgimit të luftëtarëve të huaj për trupa të organizatës terroriste të DAESH në rajonet e Sirisë dhe të Irakut, zona nën kontrollin e tyre, shtoi komunikata e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Spanjës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme