Obama: Ngushëllime për viktimat e sulmit ndaj spitalit në Kunduz

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e personave, që humbën jetën në sulmin ajror ndaj një spitali në rajonin Kunduz të Afganistanit, ku operonte organizata “Mjekë pa Kufij” (MSF).

Obama: Ngushëllime për viktimat e sulmit ndaj spitalit në Kunduz

“Në emër të popullit amerikan, u përcjell ngushëllime të përzemërta të afërmeve të civilëve dhe të punonjësve, të cilët humbën jetë në ngjarjen tragjike në spitalin e MSF-së në Kunduz”, ka deklaruar Obama.

Duke vënë në dukje se Departamenti i Mbrojtjes ka nisur një hetim gjithëpërfshirës në lidhje me sulmin, Presidenti Obama ka theksuar se nuk do të japin asnjë vendim të prerë në lidhje me këtë tragjedi deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Po ashtu, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se lutjet e tij dhe të bashkëshortes Michelle janë për familjet e viktimave dhe civilët e prekur nga sulmi, po edhe se partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të punojnë nga afër me Presidentin Ashraf Ghani dhe me Kabulin zyrtar për sigurinë e Afganistanit.

Si pasojë e një sulmi ajror, që pretendohet të jetë kryer nga avionë të SHBA-ve ndaj një spitali të organizatës “Mjekë pa Kufij” në rajonin Kunduz, në veri të Afganistanit, janë njoftuar 19 të vdekur dhe 38 të plagosur.

Nga ana tjetër, Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka bërë të ditur se sulmi ndaj spitalit është i pafalshëm dhe mund të konsiderohet një krim lufte.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme