Afganistan – Rrëzohet avioni amerikan C-130, 11 të vdekur

Një avioni amerikan tip C-130 u rrëzua rreth mesnatës në aeroportin e Xhalalabadit, qytet i madh në lindje pranë kufirit pakistanez, duke shkaktuar 11 të vdekur.

Afganistan – Rrëzohet avioni amerikan C-130, 11 të vdekur

Rrëzimi i një avioni transportues ushtarak amerikan C-130 ka shkaktuar të paktën 11 të vdekur në Afganistan, në momentin kur luftimet e ashpra po vijojnë mes ushtrisë afgane dhe talebanëve për kontrollin e një qyteti të madh strategjik në pjesën veriore, i cili ndodhet në duart e militantëve prej disa javësh.

Avioni C-130 u rrëzua rreth mesnatës në aeroportin e Xhalalabadit, qytet i madh në lindje pranë kufirit pakistanez.

”Gjashtë ushtarakë amerikanë dhe pesë zyrtarë të një shoqërie private u vranë”, njoftoi një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

“Ekuipazhi i avionit dhe pasagjerët u vranë”, saktësoi koloneli i këmbësorisë amerikane, Brian Tribus.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme