Siri – Rusia nis operacionet ajrore kundër DAESH-it

Avionët rusë ka ndërmarrë sulmet e para kundër DAESH-it në Siri, duke shkatërruar “bazat ushtarake” dhe “stoqet e armatimeve dhe municioneve” të organizatës terroriste, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

348267
Siri – Rusia nis operacionet ajrore kundër DAESH-it

“Në përputhje me vendimin e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura, Vladimir Putin, avionët tanë kanë nisur një operacion ajror, duke realizuar sulme të mirëpërcaktuara me pika orientuese në terren, kundër grupit të DAESH-it në Siri”, deklaroi Gjenerali Igor Konachenkov, zëdhënës i Ministrisë e Mbrojtjes së Rusisë, cituar nga media.

Presidenti Vladimir Putin u justifikua sot për sulmet ajrore ruse në Siri, duke konfirmuar se duhej ndërmarrë në mënyrë urgjente ky veprim ndaj DAESH-it me sulme të drejtpërdrejta mbi territoret tashmë nën kontrollin e tij, përpara avancimit të shpejtë drejt territorit të tyre.

“I vetmi mjet i luftës efikase kundër terrorizmit ndërkombëtar në Siri dhe në territoret fqinje është ndërhyrja e shpejtë ushtarake për shkatërrimin e bazave dhe luftëtarëve mbi territoret, që kontrollohen prej tyre, duke mos pritur avancimin e mëtejshëm të tyre”, deklaroi Putin, sipas fjalimit të transmetuar në televizionin rus.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme