OKB i kërkon Hungarisë respektimin e të drejtave të emigrantëve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, i ka thënë Presidentit hungarez, Janos Ader, se Hungaria duhet të respektojë të drejtat njerëzore të emigrantëve, gjatë një takimi dypalësh, që u mbajt para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

OKB i kërkon Hungarisë respektimin e të drejtave të emigrantëve

Liderët u takuan pasi Hungaria është kritikuar ashpër për trajtimin e emigrantëve, shumica prej tyre refugjatë sirianë, të cilët po përpiqen të hyjnë në Bashkimin Evropian përmes Hungarisë.

Hungaria ka ndërtuar një kordon kufitar në jug për të ndaluar fluksin e emigrantëve.

"Ban i ka thënë Ader se i kupton sfidat, me të cilat përballet Hungaria për shkak të lëvizjes së emigrantëve", sipas një deklarate të zëdhënësit të kreut të OKB-së, që u lëshua pas takimit.

"Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara theksoi për Presidentin rëndësinë e respektimit të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut", thuhet në deklaratë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme